Politike

Opozita kundër/ 'Ekonomia', miratohet në parim projekti për Portin e Durrësit

Komisioni zgjati 4 orë. Opozita ishte kundër, ndërsa marrëveshja u miratua në parim vetëm me votat e maxhorancës.

15 Nëntor 2022, 13:52 Nga A.B
Opozita kundër/ 'Ekonomia', miratohet në parim projekti
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektin për Portin e Durrësit. Me votat pro të maxhorancës, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development l.l.c, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, u miratua. 

Për gati 4 orë, anëtarët e opozitës shfaqën pakënaqësi për projektin, që sipas tyre është vjedhje. Deputeti demokrat, Arbi Agalliu u shpreh se opozita nuk ka pasur kohë mjaftueshëm të njihen me raportin, i cili është mbi 200 faqe. 

komisioni i ekonomise 15 nentor 2022

Sondazh

Poll