Politike

Gomonia e protestës së 12 nëntorit bën lëmsh rrjetin, Reuters verifikon: Nuk ishte në Londër por në Tiranë

Për të verifikuar pamjet, Reuters është ndalur edhe tek planet e tjera që u shfaqën në televizione dhe portale ditën e protestës

15 Nëntor 2022, 14:00 Nga f.g
Gomonia e protestës së 12 nëntorit bën lëmsh rrjetin,
Gomonia

TIRANE- Imazhet e gomones që u përdor nga protestuesit e opozitës si shenjë simbol për protestën anti-qeveritare kanë bërë xhiron e botës. Në disa faqe të mëdha nërrjetet sociale, këto pamje u servirën se ishin shfaqur në Londër si një formë talljeje ndaj Britanisë së Madhe për qasjen ndaj emigrantëve shqiptare. Në video shfaqen gjashtë burra që mbajnë një gomone të zezë duke valëvitur flamurin shqiptar dhe atë britanik. Ndërsa në rrjet thuhet se episodi ndodhi në Londër më 13 nëntori. 

Kjo ka 'detyruar' edhe agjencinë prestigjioze të lajmeve Reuters që të bëjë verifikimin e faktit. Reuters sqaron se videoja është filmuar gjatë protestës së opozitës më 12 nëntor 2022. Për të verifikuar pamjet, Reuters është ndalur edhe tek planet e tjera që u shfaqën në televizione dhe portale ditën e protestës./Dosja.al

reuters protesta e opozites 12 nentor 2022 gomonia ne proteste

Sondazh

Poll