Aktualitet

Katastrofë në Fier/ Ngordhin mijëra peshq në kanalet e Myzeqesë

Pas sinjalizmit rreth kësaj situate të ndotjes alarmante, në Sulzotaj kanë shkuar për inspektim një grup nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. 

1 Nëntor 2022, 12:14 Nga a.l
Katastrofë në Fier/ Ngordhin mijëra peshq në kanalet e
Foto ilustruese

FIER- Misari i Myzeqesë sërish po përballet me katastrofë mjedisore. Kjo sepse ditën e sotme janë zbuluar qindra tonelata peshk, që kanë ngordhur për shkak të ndotjes së ujërave. Peshqit e ngordhur kanë dalë në sipërfaqe, kryesisht në fshatin Sulzotaj ne Divjakë, ndërsa banorët thonë se disa herë në vit kjo situatë përsëritet, sidomos kur fillon puna e fabrikave të vajit të ullirit.

Pas sinjalizmit rreth kësaj situate të ndotjes alarmante, në Sulzotaj kanë shkuar për inspektim një grup nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. 

Jashtë kamerës,  ata thanë për Top Channel  se dyshojnë se janë disa faktorë që kanë sjellë këtë situatë duke renditur, mungesën e reshjeve të shiut, stallat e bagëtive, fabrikat e qumështit, baxhot, fabrikat e vajit të ullirit , ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve, të cilat derdhin mbetjet e tyre në Misar. Këto mbetje kanë përmbajtje të madhe të amoniakut çka shkakton ngordhjen e gjallesave ujore.

myzeqe peshq fier

Sondazh

Poll