Aktualitet

Nisin hetimet për aksidentin në Itali, në asfalt nuk kishte shenja frenimi, Lame ishte me shpejtësi

Sipas informacioneve fillestare, në asfalt nuk ka shenja frenimi. Sipas një shoferi, i cili po udhëtonte përgjatë Via Emilia në drejtim të kundërt, drejt Reggio Emilia, makina do të kishte filluar papritmas të rrëshqiste dhe më pas të përplasej në ndërtesë. 

1 Nëntor 2022, 11:36 Nga d.a.
Nisin hetimet për aksidentin në Itali, në asfalt nuk kishte
Pamje nga aksidenti

ITALI- Orjol Lame, partneri 32-vjeçar i Shane dhe babai i Mattias, i cili drejtonte Fiat Stilo-n që u përplas në një shtëpi të pabanuar është shtruar në kushte shumë të rënda në spital, në reanimacion. 

Sipas mediave vendase, Prokuroria Publike e Reggio Emilia ka hapur një dosje në përpjekje për të rindërtuar me saktësi aksidentin dhe për të verifikuar gjendjen e drejtuesit të mjetit në momentin e përplasjes ku janë bërë teste toksikologjike.

Sipas informacioneve fillestare, në asfalt nuk ka shenja frenimi. Sipas një shoferi, i cili po udhëtonte përgjatë Via Emilia në drejtim të kundërt, drejt Reggio Emilia, makina do të kishte filluar papritmas të rrëshqiste dhe më pas të përplasej në ndërtesë. 

Sipas rikonstrruksionit paraprak nga vendi i ngjarjes dyshohet se Lame ka qenë me shpejtësi të lartë, gjë që shpjegon dhe shembjen e murit të shtëpisë ku u plërplas makina.

Ka dyshime se Lame mund të ketë ndjerë dhimbje në këmbë dhe ka humbur kontrollin e lëvizjes së saj duke bërë që të shtypë më shumë gazin dhe të ketë humbur kontrollin. Gjithashtu ka dyshime se i vogli të ketë qenë në prehrin e mamasë së tij dhe jo në sediljen e posaçme siç përcakton kodi rrugor.

Makina rezulton se nuk ishte e siguruar dhe nuk ishte në pronësi të 32 vjeçarit por e një shtetasi Italian o cili është thirrur për tu marrë në pyetje.

Mbrëmjen e 30 tetorit makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një ndërtesë të pabanuar në hyrje të qytetit të Parmës. Nga përplasja ndërruan jetë në vend Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 15 muajsh, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes. Ndërkohë i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari Orjol Lame i cili gjendet në gjendje të rëndë në spital.

orjol lame shane hyseni rejana hyseni resat hyseni mattias lame

Sondazh

Poll