Aktualitet

Kapen 70 kg kanabis në Igumenicë, shoferi gjendet i vdekur me kamionin e ndezur anës rrugës

Shoferi është gjetur i pajetë nga policia rrugore të cilët kanë parë mjetin e parkuar në anë të rrugës me motor të ndezur. Shkaku i vdekjes së tij pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

1 Nëntor 2022, 10:50 Nga a,l,d,a
Kapen 70 kg kanabis në Igumenicë, shoferi gjendet i vdekur me kamionin
Igumenice

GREQI- Një shofer kamioni 56-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e djeshme në zonën e Paramythia, Thesproti të Greqisë. Nga hetimi i policisë që vijoi, rezultoi se mes ngarkesës së mjetit kishte edhe tre pako me kanabis rreth 70 kg.

Sipas mediave vendase, Shoferi është gjetur i pajetë nga policia rrugore të cilët kanë parë mjetin e parkuar në anë të rrugës me motor të ndezur. Shkaku i vdekjes së tij pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Pak më vonë është pikasur dhe arrestuar një tjetër shtetas, banues në Athinë, teksa tentonte të hynte në zonën e kamionit.

Nga hetimet rezultoi se mes ngarkesës, karrocave të supermarketit fshihej edhe drogë, të cilat i arrestuari po përpiqej t'i rikuperonte.

Kamioni ishte me targa bullgare, një kompani me interesa greke dhe kishte nisur udhëtimin nga Spanja, me destinacion përfundimtar Athinën, nëpërmjet Italisë dhe portit të Igumenicës.

Hetimet paraprake kanë nisur nga Drejtoria e Sigurimit të Igumenicës.

 

70 kg droge ne greqi shoferi gjendet i vdekur ne greqi

Sondazh

Poll