Aktualitet

Murati, Dokle dhe Reçi lëviznin me 'Benz', zbulohet pronarja e mjetit, dëshmia: Ia bleva një politikani gjerman

Pronarja e mjetit, me nënshtetësi bullgare ka zbuluar se mjetin e ka përdorur më parë një politikan gjerman dhe kur ky i fundit e ka nxjerrë në shitje, ajo e ka blerë makinën. Mister mbetet fakti se si mjeti i saj përfundoi në duart e tre personave të njohur për policinë, pasi ajo nuk e theksoi nëse ua ka shitur apo dhënë me dëshirë.

1 Nëntor 2022, 11:38 Nga A.B
Murati, Dokle dhe Reçi lëviznin me 'Benz', zbulohet
Fatjon Murataj dhe Endrit Dokle

TIRANË- Makina tip 'Benz' S600 me targa CB6166TE, në të cilën u kapën Fatjon Murati, Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, është ende e bllokuar nga policia e Tiranës. Pas hetimeve është zbuluar se pronarja e makinës është një shtetase bullgare. Kjo e fundit, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka qënë në Tiranë një ditë para se të bëhej arrestimi i tre të rinjve, më datë 9 tetor.

Pronarja e mjetit, me ndihmën e ambasadës bullgare në Tiranë i është dhënë një përkthyes dhe është paraqitur për të dhënë shpjegime në polici për makinën. Ajo ka deklaruar se makinën e kishte lëshuar në bazë të një kontrate dhe se të gjitha dokumentet janë të rregullta. Po ashtu, ajo ka zbuluar se mjetin e ka përdorur më parë një politikan gjerman dhe kur ky i fundit e ka nxjerrë në shitje, ajo e ka blerë makinën. Mister mbetet fakti se si mjeti i saj përfundoi në duart e tre personave të njohur për policinë, pasi ajo nuk e theksoi nëse ua ka shitur apo dhënë me dëshirë.

Deri më sot, makina nuk është tërhequr nga bllokimi në policinë e Tiranës që prej datës 8 tetor kur u ndalua Fatjon Murati dhe u shoqëruan Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët më pas u lanë të lirë.

Në mesditën e 8 tetorit, Policia Kriminale raportoi se Fatjon Murati po lëvizte me një person me precedent penal. Në momentin e ndalimit Murati ndodhej me 26-vjeçarin Reçi, Endrit Doklen dhe gruan e djalin e këtij të fundit. Ndalimi është bërë rreth orës 16:00, të së shtunës ndërsa krahas makinës së blinduar ku lëvizte Dokle, Murati e Reçi një tjetër automjet i shoqëronte. Por në momentin që Policia është afruar, makina që shoqëronte është larguar, ndërsa të tjerët fillimisht u shqëruan, ndërsa Murati u ndalua. Të tre u ndaluan nga policia, ndërsa në burg tashmë ka mbetur vetëm Murataj.

endrit dokle fatjon murataj

Sondazh

Poll