Aktualitet

Vrau marokenin se i ngacmoi të dashurën, 22-vjeçari shqiptar lihet në burg nga gjykata e Milanos (EMRI)

Masa e sigurimit të burgut është caktuar për “mosbesueshmëri totale dhe papërshkueshmëri nga përvojat e mëparshme gjyqësore”, shkruan gjyqtari, sipas të cilit rreziku i arratisjes është “relevant dhe konkret”.

1 Nëntor 2022, 10:55 Nga d.a.
Vrau marokenin se i ngacmoi të dashurën, 22-vjeçari shqiptar
Pamje nga vendngjarja

ITALI- Gjyqtarja hetuese Patrizia Nobile ka konfirmuar arrestimin e Alvardo Agarajt, shqiptarit të akuzuar për vrasjen e 45-vjeçarit maroken Abderrahimi Elkharmoudi në Cornaredo, një pjesë e vogël e Milanos. 

Sipas mediave vendase, masa e sigurimit të burgut është caktuar për “mosbesueshmëri totale dhe papërshkueshmëri nga përvojat e mëparshme gjyqësore”, shkruan gjyqtari, sipas të cilit rreziku i arratisjes është “relevant dhe konkret”. Sipas asaj që u rikonstruktua në hetimet e karabinierëve, viktima kishte pasur një sherr në një lokal të qytetit me një grua, e cila mesa duket ishte e dashura e shqiptarit të arrestuar. Agaraj pas vrasjes u arratis duke shkuar jashtë shtetit dhe më pas u kthye në Itali. 

Sipas asaj që u rindërtua nga karabinierët e stacionit Cornaredo me kolegët e Seksionit Operativ të Nor di Corsico të koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos, shqiptari kishte vrarë 45-vjeçarin për t'u hakmarrë për partneren e tij me të cilën, pak para ngjarjes, në lokalin Agorà në piazza Libertà ishte grindur. Sherri i regjistruar nga kamerat e vëzhgimit të lokalit ka lejuar hetuesit të identifikojnë vrasësin brenda pak orësh. 

Atë mbrëmje, rreth orës 23:00, në lokal kishin mbetur pak klientë, mes tyre edhe italianja, shoqëruese e shqiptarit, e cila filloi të debatonte me marokenin. Ai ishte i dehur, i zemëruar, bërtiste dhe vazhdimisht i afrohej me tone kërcënuese. Partneri i saj që ishte jashtë lokalit hyri brenda dhe u nisi të debatonte me viktimën duke i thënë se femrat nuk trajtohen kështu. Më pas u largua dhe u kthye  i armatosur me një pistoletë dhe qëlloi dy herë Elkharmoundin në gjoks dhe në bark. Viktima arriti të ngrihej dhe të shkonte makinën e tij të parkuar aty pranë por përshkroi vetëm pak metra dhe humbi ndjenjat.

 

patrizia nobile alvardo agaraj abderrahimi elkharmoudi

Sondazh

Poll