Aktualitet

Dilte vetëm natë dhe i maskuar/ I shpëtoi Policisë, por jo "syrit të fqinjëve", si e identifikuan Spartak Dyrmishin nga foto e publikuar në media

Pasi telefonuan Policinë për të 'spinuar' përdhunuesin serial, pallati u rrethua nga forcat e Policisë së Shtetit, por kapje e 45-vjeçarit nuk ishte dhe aq e thjeshte.

1 Nëntor 2022, 10:56 Nga k.m.
Dilte vetëm natë dhe i maskuar/ I shpëtoi Policisë, por jo
Spartak Dyrmishi

VLORË- Spartak Dyrmishi fshihej në një pallat, por fqinjët e kishin njohur se kush ishte "i riu" që po qëndronte pranë tyre. Fotot që shpërndaheshin në media i kishin ndihmuar shumë. Pasi telefonuan Policinë për të 'spinuar' përdhunuesin serial, pallati u rrethua nga forcat e Policisë së Shtetit, por kapje e 45-vjeçarit nuk ishte dhe aq e thjeshte.

Policia s'ka mundur të hapë dot derën e blinduar ndërsa dje ka kërkuar ndihmën e zjarrfikses e cila ka bërë të mundur hapjen e derës për të sjellë edhe arrestimin e Spartak Dyrmishit. Me të hyrë brenda, në kyçe i kanë vendosur hekurat, e më pas (edhe me kërkesën e tij) është transferuar me forca të shumta policie drejt Greqisë rreth orën 02:00 të mëngjesit.

Sipas banorëve të zonës, në pallat ai kishte mbërritur më 27 tetor por nuk dilte shpesh jashtë banesës së tij. Madje sigurohej që të dilte gjatë kohë kur binte nata, ose të paktën i maskuar. Megjithatë u dallua. Por gjithashtu, u zbulua se 45-vjeçari u përgjua edhe përmes celularit dhe identifikimi është bërë nga shenjat e gishtave që ai përdorte për hapjen e aparatit celular.

spartak dyrmishi

Sondazh

Poll