Aktualitet

Duan të dinë gjithçka për të! Autoritetet belge letërporosi në Shqipëri për Kevin Zenelin, ku fshihet 'krahu i djathtë' i Kasandër Nogës

Duan informacion për lidhjet shoqërore, për ngjarjet që dyshohet dhe çdo detaj tjetër që mund t'u vlejë në hetimet e tyre për atë që konsiderohej si krahu i djathtë i Kasandër Nogës.

1 Nëntor 2022, 11:28 Nga k.m.
Duan të dinë gjithçka për të! Autoritetet belge
Kevin Zeneli (Suçi)

TIRANË- Kevin Zeneli (Suçi) ende nuk është kapur, por veprimtaria e tij ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve belge. Tek autoritetet shqiptare ka ardhur një letër-porosi nga belgët ku kërkohet informacion mbi aktivitetin kriminal të të riut. Duan informacion për lidhjet shoqërore, për ngjarjet që dyshohet dhe çdo detaj tjetër që mund t'u vlejë në hetimet e tyre për atë që konsiderohej si krahu i djathtë i Kasandër Nogës. Pra me pak fjalë duan skedën e tij të plotë kriminale, ndërkohë që dyshohet se i riu ende fshihet në Shqipëri e nuk është larguar jashtë vendit.

23-vjeçari, Kevin Suci kërkohet nga belgët si autor i atentatit ndaj Erjon Hasanbelliut të ndodhur në Belgjikë., Emri i tij doli në skenë pas arrestimit të vëllezërve Beqiraj. Këta të fundit e akuzojnë si autor të disa vrasjeve edhe në Shqipëri për llogari të Kasandër Nogës. Emri i tij doli pas arrestimit të vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Marrja peng për disa minuta nga njerëzit e Aleksandër Lahos, i njohur si "Rrumi i Shijakut" bëri që vëllezëritë të shkonin në Policinë e Durrësit dhe të tregonin se ishin pjesë e një grupi kriminal. Sipas tyre për llogari të Kasandër Nogës, i cili ia jepte paratë Zenelit, ishin kontraktuar për disa vrasje, kryesisht që kishin lidhje me hasmërinë që ka me familjen Hasanbelli. Por së fundmi, shënjestër ishte "Rrumi".

kevin zeneli kasander noga

Sondazh

Poll