Aktualitet

Parma në zi për aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 shqiptarë, të gjithë shprehin mbështetjen për Ardianin dhe Anjezën

Mësues, shokë klase, miq që nga dita e djeshme e 31 tetorit kanë vizituar Ardian dhe Anjeza Hysenin, burrë e grua me origjinë shqiptare të cilët në aksidentin e tmerrshëm rrugor përgjatë rrugës Emilia në Cade, që ndodhi në orën 20 të së dielës së 30 tetorit, humbën tre fëmijët, Rejana dhe Resat 8 dhe 11 vjeç dhe vajza Shane 22 vjeç, si dhe nipi një vit e 4 muaj, Mattias, djali i Shanes. 

1 Nëntor 2022, 11:17 Nga d.a.
Parma në zi për aksidentin tragjik ku humbën jetën 4
Viktimat e aksidentit

ITALI- Një familje e shkatërruar nga pikëllimi është ajo Hyseni, me origjinë ngaa Durrësi por që prej vitesh jetonin në Itali, pasi nga aksidenti tragjik i djeshëm humbën jetën 3 fëmijët e tyre dhe nipi 1-vjeçar.

Sipas mediave vendase, mësues, shokë klase, miq që nga dita e djeshme e 31 tetorit kanë vizituar Ardian dhe Anjeza Hysenin, burrë e grua me origjinë shqiptare të cilët në aksidentin e tmerrshëm rrugor përgjatë rrugës Emilia në Cade, që ndodhi në orën 20 të së dielës së 30 tetorit, humbën tre fëmijët, Rejana dhe Resat 8 dhe 11 vjeç dhe vajza Shane 22 vjeç, si dhe nipi një vit e 4 muaj, Mattias, djali i Shanes. 

“Jemi të tronditur, pranë familjes, shokëve të klasës dhe mësuesve”, nënvizon kryebashkiaku i Parmës, Michele Guerra, i cili ndjeu afërsinë e tij me dy prindërit që jetojnë në Casaltone, në qytetin tonë pak hapa larg territorit të provincës së Reggio Emilias. 

Rejana dhe Resat Hyseni ndoqën institutin Albertelli-Newton, Rejana në klasën e katërt dhe Resat në klasën e gjashtë. Mësuesit dhe drejtuesja janë të shokuar.

“Ishin dy engjëj në tokë”.-thonë ata.

Dy vëllezërit kishin ardhur nga Shqipëria që në fillim të këtij viti shkollor dhe ishin pritur nga të gjithë me entuziazëm dhe krahëhapur.

Mbrëmjen e së dielës së 30 tetorit, dy vëllezërit Rejana dhe Resat kishin vendosur të shkonin me motrën e tyre 22-vjeçare Shane për darkë në një restorant sushi në Reggio Emilia, së bashku me partnerin e saj Orjol Lame dhe djalin e tyre të mitur. Ata ishin të gjithë në makinë së bashku në rrugën e kthimit për në Casaltone, rreth orës 20: 00 përgjatë via Emilia dhe përplasja e tmerrshme në një ndërtesë të braktisur.

Anjeza Hyseni, nëna e tre viktimave u ndje keq kur mbërriti në vendin e aksidentit mbrëmjen e së dielës. Ajo u tranferua nga mjekët dhe u transportua në spitalin Maggiore në Parma, ku qëndroi për rreth 24 orë. Lajmin e ka marrë vesh me një telefonatë fëmija i katërt i Ardianit dhe Anjezës, 18-vjeçari Danilo. 

shane hyseni anjeza hyseni orjol lame mattias lame resat hyseni rejana hyseni michele guerra

Sondazh

Poll