Aktualitet

Kjo është banesa e përdhunuesit, këtu jetonte para se të ikte për emigrim në Greqi (FOTO)

45-vjeçari është arrestuar në vendin tonë dhe i është dorëzuar autoriteteve greke në pak orë.

1 Nëntor 2022, 10:50 Nga k.m.
Kjo është banesa e përdhunuesit, këtu jetonte para se
Spartak Dyrmishi

VLORË- Banesa në foton e mësipërme është vendi ku banonte në Shqipëri, Spartak Dyrmishi, i arrestuar për përdhunim në Athinë. 45-vjeçari, banonte në Vlorë, para se të shkonte për emigrim në Greqi, ndërsa godinën e kishin lënë me qera. 45-vjeçari është arrestuar në vendin tonë dhe i është dorëzuar autoriteteve greke në pak orë.

Kjo është banesa e përdhunuesit, këtu jetonte para se
Banesa e Spartak Dyrmishit në Vlorë

Prej disa ditësh ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhuni dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë. 

spartak dyrmishi vlorë

Sondazh

Poll