Aktualitet

Elbasan/ 17-vjeçarja shkon bashkë me prindërit në polici, DENONCIMI: 38-vjeçari më përndjek

Policia ka kryer arrestimin e 38-vjeçarit. Forcat blu kanë nisur verifikimet për këtë kallëzim.

1 Nëntor 2022, 11:25 Nga A.B
Elbasan/ 17-vjeçarja shkon bashkë me prindërit në polici,
Policia

ELBASAN- Një 17-vjeçare ka denoncuar në polici se po përndiqet nga një person. Vajza e mitur, shkoi me prindërit e saj në polici për të kryer denoncimin. Policia ka kryer arrestimin e 38-vjeçarit, ndërsa ka nisur punën për verifikimin e kallëzimit të kryer. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan se 38-vjeçari e kishte përndjekur. Vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.

elbasan perndjekje ne elbasan

Sondazh

Poll