Aktualitet

Pedagogu: Arsimi është investim strategjik por qeveria preferon të investojë te oligarkët

Po ashtu ai tha se ata duhet që të bëhen bashkë me studentët, pasi edhe ata duhen të protestojnë për kushtet dhe tarifat e tyre. 

20 Tetor 2022, 12:07 Nga I.A
Pedagogu: Arsimi është investim strategjik por qeveria preferon
Pedagogu

TIRANË- Pedagogu Dritan Shoraj ka deklaruar se arsimi është investim strategjik më i rëndësishëm se sa investimet e tjera. Gjatë protestës, Shoraj theksoi se qeveria shqiptare ka fokusin te kapja e ekonomisë e te oligarkët se sa të investojnë për arsimin. Po ashtu ai tha se ata duhet që të bëhen bashkë me studentët, pasi edhe ata duhen të protestojnë për kushtet dhe tarifat e tyre. 

"Arsimi që duhet të përfaqësojë shqiptarët është një invesitm strategjik. Por qeveria nuk e shikon fitimprurës ta quaj arsimin investim strategjik. Qeveria e ka fokusin të kap ekonominë të mbajë oligarkët. E keni parë çfarë po ndodh me karburantët, në botë ulën në Shqipëri bordet i rrisin. Të dashur kolegë duhet që të vazhdojmë protestat. Kjo është një anë e medaljes, e dyta është të përfshijmë dhe studentët. Si mund të pranojmë ne që studentët tanë të paguajnë më shume se sa sudentët në vendet e tjera. Studentët tanë paguajnë nga 300 mijë lekë në 750 mijë lekë. Shumë studentë vijnë në fakultete e më pas detyrohen ta lënë e të gjejnë punë. Si mund që universitetet të gjenerojnë të ardhurat, kur politikat fiskale bëhen për oligarkët. Qeveria do që të legalizojë lekun e pisët. Si mund të gjenerojë Universiteti të ardhurat, kur oligarkët e qeveria vendosur politikat fiskale. Kjo betejë duhet që të vazhdojë. Vendi po boshatiset e njerëzit po largohen," tha ai.

dritan shoraj

Sondazh

Poll