Aktualitet

Pedagogët thumbojnë Ramën: Bëhu çerek burri e plotëso kërkesat tona

Gjatë protestës së sotme, një pedagog ka deklaruar se në vitin 2004 greva e atëhershme e pedagogëve u mbështet nga Rama, por kryeministri që ishte në detyre ua dyfishoi rrogat.

20 Tetor 2022, 11:29 Nga I.A

Pedagogët thumbojnë Ramën: Bëhu çerek burri e

TIRANË- Pedagogët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëhet çerek burri e të plotësojnë kërkesat e tyre. Gjatë protestës së sotme, një pedagog ka deklaruar se në vitin 2004 greva e atëhershme e pedagogëve u mbështet nga Rama, por kryeministri që ishte në detyre ua dyfishoi rrogat. Po ashtu ai ka theksuar se durimit të tyre u ka ardhur fundi dhe se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë situatë. 

"Jetës sonë universitare po i bëhet gjëma dita ditës, nuk kemi më kohë të durojmë këtë situatë dramatike. Durimit i ka ardhur fundi ndaj jemi mbledhur sot. Shpresa nis me motivimin e stafit. Duke i trajtuar në mënyrë sa më dinjoitoze, me rritjen e financimit të kërkimit shkencor në nivel rajonal e pastaj evropan. Shpresa nis me tërheqjen mbrapsht të rritjes 8% të pagave të pedagogëve duke futur duart te xhepat e studentëve. Shpresa fillon kur ne të kemi autonomi universitare dhe jo autonomi qeveritare. Greva e 2004 u mbështet nga kryeministri i sotëm por u tregua burrë një kryeministër tjetër duke dyfishuar pagat ndërsa sot cuditërisht nuk e mbështet protestën e i bëj thirrje të bëjë një cerek burri për të plotësuar kërkesat tona minimale dhe jetike," tha pedagogu.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll