Aktualitet

"Anëtar i SHIK-ut", Kovaçi-Ramës: Unë jam zgjedhur nga Këshilli Drejtues, notat nuk i kam me mik

Po ashtu Kovaçi tha se ai nuk e ka nxjerr me mik notën mesatare 10 dhe se Rama në protestë nuk ka injioranta por profesora. 

20 Tetor 2022, 11:42 Nga I.A
"Anëtar i SHIK-ut", Kovaçi-Ramës: Unë jam
Sander Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se në krye të protestës është një anëtarë i SHIK-ut. Gjatë fjalës së tij në protestën e sotme, Kovaçi tha se tha se ai është zgjedhur nga Këshilli Drejtues dhe se do të jetë në krye deri sa ti mbarojë mandati. Po ashtu Kovaçi tha se ai nuk e ka nxjerr me mik notën mesatare 10 dhe se Rama në protestë nuk ka injioranta por profesora. 

"Jam i kënaqur që më ka përmendur kryeministri e më ka dhënë paksa famë se nuk e kisha të nevojshme famën por meqë filloi që kryetari i sindikatës nuk e meriton te jete ne krye. Së pari unë jam i zgjedhur nga këshilli drejtues që nga 2019 e deri në 2023 sa të mbyll mandatin do i përfaqësoj ata që më kanë zgjedhur. Mos ketë merak stafi akademik se Sandër Kovacin e njohin të gjitha nga shkolla 8 vjecare. Nuk e kam nxjerë me mik notën mesatare 10 nga e para në të tetën. Shkollën e mesme e kam mbaruar në konvit por ta dije që përvec vitit të parë një 9 i kam nxjerre te gjitha 10.

Mos shqetësohet se s’ka të bëjë me një person që ka ardhur nga rruga këtu në universitet. Se ai mendon që ka të bëjë me injorantë këtu mendon se është vetë në majën e Olimpit i ka arritur të gjitha e ka gjithë dijen e botës e të tjerët janë në kulmin e injorancës. Ai do të nxjerrë injorant dhe profesoratin. Të jeni të sigurt që përpara keni personin që nuk është ai që thotë kryeministri. Ai sheh ëndrra dhe ishalla sheh edhe ndonjë ëndërr që të na rrisë pagat dhe të na krijojë mundësinë që të vazhdojmë të qëndrojmë këtu," tha Kovaçi. 

protesta e pedagogeve sander kovaci

Sondazh

Poll