Zbulohet arsenal i madh armësh në Elbasan, arrestohet 37-vjeçari i dënuar në Belgjikë, në pranga edhe vëllai i Arjan Spahiut
Po ashtu, bashkë me Gaxhin është arrestuar edhe Rigers Spahiu, vëllai i Arjan Spahiut, i vrarë më 27 nëntor 2020. Ai akuzohet se e ka ndihmuar Gaxhin.
TIRANE- Një arsenal i madh armësh është zbuluar në Elbasan ku është arrestuar 37-vjeçari Luis Gaxhi. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian çipa doli në një konferencë për mediat, ku njoftoi arrestimin e Gaxhit dhe zbulimin e bazës së armëve që shërbente si një vendi ku merreshin armët për përdorimin e ekzekutimeve të bujshme. Policia njoftoi se janë sekuestruar 4 kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë; 3 pistoleta me silenciatorë; 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare; Kapsolla detonatore; Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”; 4 aparate celulare; Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues. Po ashtu, bashkë me Gaxhin është arrestuar edhe Rigers Spahiu, vëllai i Arjan Spahiut, i vrarë më 27 nëntor 2020. Ai akuzohet se e ka ndihmuar Gaxhin.
DEKLARATA E PLOTE:
Jam sot këtu, së bashku me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të komunikuar me ju dhe nëpërmjet jush, me publikun, për veprimet e kryera së fundi, nga strukturat policore të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët.
Siç jeni në dijeni dhe nga njoftimet për shtyp, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve.
Në këtë kuadër, mbështetur dhe me inteligjencë informative të siguruar në kohë reale nga ana e strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke koordinuar veprimet dhe hetimet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me qëllim parandalimin e një ngjarjeve të mundshme kriminale me pasoja të rënda për jetën, më datë 20.10.2022 është finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”.
Falë marrjes në kohë të informacionit, koordinimit me Prokurorinë dhe Gjykatën, si dhe veprimeve operacionale, hetimore e procedurale të autorizuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në një banesë, në lagjen “Gurabardhi”, të qytetit të Elbasanit, i një arsenali armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim.
Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:
• 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
• 3 pistoleta me silenciatorë;
• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
• Kapsolla detonatore;
• Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
• 4 aparate celulare;
• Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.
Si rezulatat i hetimeve paraprake dhe dyshimeve të bazuara në prova, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Luis Gaxhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë; Ky shtetas u arrestua për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
-Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi.
Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të provave materiale dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale, skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Referuar hetimeve proaktive te kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ekzistojnë indicie të bazuara në prova, se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë.
Për arsye të dobisë së mbarëvajtjes së hetimeve dhe dokumentimit të plotë të veprimtarisë kriminale, na lejoni të jemi të rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme. Theksoj se Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Dëshiran” që u finalizua 1 javë më parë, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: një kallashnikov, pistoletë, granata dore dhe municion luftarak, të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale. Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Elbasan, se strukturat e Policisë janë tërësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër, ftoj përsëri qyetarët që të jenë akoma më bashkëpunues me Policinë, pasi vetëm së bashku mund të krijojmë një ambient sa më të sigurtë për qytetarët dhe aspak të sigurtë për elementet kriminale./Dosja.al
Sondazh
Kovaçi: Rektorët të mbajnë qëndrim, duhet të bëjmë ndryshimin në arsim
Sandër Kovaçi TIRANË- Kryetari i Sindidaktës së pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se Universitetet me ...
'Që kur e mori vesh lajmin...'/ Babai i Laer Kurtit: Gruaja është keq, djali s’ka patur probleme shëndetësore
Lear Kurti TIRANË- Artur Isai, babai i 32-vjeçarit Lear Kurtit, ende nuk e di se përse i biri, 32 vjeç, ndërroi jetë...
"Anëtar i SHIK-ut", Kovaçi-Ramës: Unë jam zgjedhur nga Këshilli Drejtues, notat nuk i kam me mik
Sander Kovaçi TIRANË- Kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i...
Pedagogët thumbojnë Ramën: Bëhu çerek burri e plotëso kërkesat tona
TIRANË- Pedagogët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëhet çerek burri e të plotës...
Nis protesta, pedagogu-Ramës: Rrogat nuk i meritojnë ministrat tuaj me diploma plagjaturë
Pedagogu TIRANË- Protesta e pedagogëve ka nisur ditën e sotme para Universitetit Politeknik. Gjatë fjalës së tij, nj&eum...
Iu ngeli në dorë apo e neglizhuan? Institucionet japin deklarata kontradiktore për Lear Kurtin, 32-vjeçarit i bëhet edhe skaneri mediatik
Lear Kurti TIRANE- Kur kanë kaluar gati 10 orë nga vdekja e paqartë e 32-vjeçarit Lear Kurti pas ndalimit nga Policia, misteri në...
E mori nga Shtëpia e Fëmijës kur ishte 2 vjeç, sot e kërkon në dyert e morgut... Historia e trishtë e Lear Kurtit
Lear Kurti TIRANE- Një histori me fund të trishtë është ajo e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që gjeti vdekjen gjatë nat...
VIDEO/ Të rinjtë mesazh sensibilizimi për mjedisin para nisjes së seancës, performojnë me qese plastike
Pamje nga performanca TIRANË- Një performancë e disa të rinjëve është mbajtur ditën e sotme në para nisjes s&e...
Kontrolle në media, arsim dhe te shoqëritë e Sigurimeve/ Administrata Tatimore njofton: Deklaroni pagat reale
Foto ilustrim TIRANE- Administrata Tatimore njofton se ka nisur kontrollet në 3 fusha përsa i përket fenomenit të deklarimit fiktiv t&e...
"E kisha djalin 2 metra si luan"/ Babai i Lear Kurtit mohon versionin e krizës epileptike: S'ka patur asnjë problem shëndetësor, e mbytën ato! (DËSHMIA)
Lear Kurti TIRANE- Artur Kurti, babai i 32-vjeçarit Lear Kurti, që gjeti vdekjen gjatë natës pasi u ndalua nga Patrulla Policore e Ko...

