Aktualitet

Protesta/ Pedagogu me paterica merr fjalën: Studentit i ka rënë të fikët në auditor...

Shoraj e nis fjalimin e tij para pedagogëve me shqetësimin se studentët nuk kanë mundësi dhe të ardhura

20 Tetor 2022, 12:07 Nga a.l

Protesta/ Pedagogu me paterica merr fjalën: Studentit i ka rënë

I pranishëm në protestën para Universitetit Politeknin, sot ishte edhe Dritan Shoraj, pedagog në Universitetin e Tiranës. Me paterica e fasho në këmbë, Shoraj e nis fjalimin e tij para pedagogëve me shqetësimin se studentët nuk kanë mundësi dhe të ardhura, e detyrohen të mos të shkojnë në universitet. Ndërsa ka marrë një rast konkret, që ka ndodhur teksa ia po jepte mësim në auditor.

Mua më ka ndodhur që, t’i bierë studentit të fikët në auditor. Detyrohet studenti pastaj të lërë studimet që të punojë në Call Center. Në këto mashtrimet e rradhës që bëhen këtu që qeveria ka mbyllur sytë, sepse nuk munden. Nuk munden të përballojnë jetësën sepse tarifat janë rritur. E kanë kthyer në qesharake protestën, ata mund të gjenerojnë vetë të ardhura thonë. Po si mund të gjeneroj të ardhura, a ka një ekonomi sot? “, tha Shoraj./ Dosja.al 

 

student pedagog proteste

Sondazh

Poll