Aktualitet

"Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona"Pedagogu: Biografinë t'ia lëmë të shkuarës

Gjatë fjalës një pedagog nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, theksoi se ata kanë 18 vite pa rritje page dhe se gjendja ka shkuar aty ku smban më.

20 Tetor 2022, 12:01 Nga I.A
"Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona"Pedagogu: Biografinë
Pamje nga protesta

TIRANË- Pedagogët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre. Gjatë fjalës një pedagog nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, theksoi se ata kanë 18 vite pa rritje page dhe se gjendja ka shkuar aty ku smban më. Po ashtu ai ka theksuar se Rama duhet që ta lerë biografinë të shkuarës dhe të fokusohet të gjendja e tanishme. Po ashtu ai ka shtuar se Rama të bëj çfarë të dojë por prap nuk gjen dot gjë për ta.     

"Kemi 18 vjet pa rritje page e gjendja ka shkuar aty ku nuk mban më. Ne duam të vendosim Shqipërinë mbi partitë. Rilindasit e parë patën famë e lanë të shkruar ti mësojmë shqiptarët me dash Shqipërinë më shumë partinë e ne jemi ata që duam Shqipërinë me shumë se partinë e ti lëmë biografitë se ia kemi lënë të shkuarës dhe nëse do me u marr me biografi të gërrmojë për ne jo për jetët tona por i sugjerojmë dhe për baballarët dhe gjyshërit tonë. Kësilloj e apeloj qeverinë për me i thonë stop shantazhit, zoti kryeminsitër të gjitha agjencive ligjzbatuese jeni të lutur beni veting e nëse gjeni për këdo tjetër për cdo profesor botojeni, publikojeni ne jemi njerëz me faqe të bardhe e duar të pastra e kështu do qëndrojmë deri në fund. As 100 lekë të vjetra nuk i kemi marrë askujt, deri ditën e fundit nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona”, tha ai.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll