Aktualitet

'Që kur e mori vesh lajmin...'/ Babai i Laer Kurtit: Gruaja është keq, djali s’ka patur probleme shëndetësore

Sot, teksa ende pret një përgjigje për vdekjen e të birit ka treguar për kamerat se edhe bashkëshorten nuk e ka në gjendje të mirë shëndetësore.

20 Tetor 2022, 11:46 Nga k.m.
'Që kur e mori vesh lajmin...'/  Babai i Laer Kurtit: Gruaja
Lear Kurti

TIRANË- Artur Isai, babai i 32-vjeçarit Lear Kurtit, ende nuk e di se përse i biri, 32 vjeç, ndërroi jetë. Sot, teksa ende pret një përgjigje për vdekjen e të birit ka treguar për kamerat se edhe bashkëshorten nuk e ka në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas tij, ajo nuk e ka pritur mirë lajmin. 

“Autoritet më thanë që do marrësh përgjigje për shkakun e vdekjes rreth orës 10:30-11:00, por akoma nuk kam asnjë kontakt dhe asnjë përgjigje. Gruaja pas marrjes së lajmit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori vesh lajmin. Dje kam qenë në spitale, për këtë shkak, ndërsa si policia ashtu edhe IML nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim për djalin. Djali nuk ka patur asnjë problem shëndetësor,”- tha ai jashtë kamerave.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.

vdes lear kurti lear kurti

Sondazh

Poll