Aktualitet

Nis protesta, pedagogu-Ramës: Rrogat nuk i meritojnë ministrat tuaj me diploma plagjaturë  

Po ashtu ai shtoi se rrogat nuk i meritojnë Ministrat e tij që janë me diploma plagjaturë dhe jo pedagogët.    

20 Tetor 2022, 11:20 Nga I.A
Nis protesta, pedagogu-Ramës: Rrogat nuk i meritojnë ministrat tuaj me
Pedagogu

TIRANË- Protesta e pedagogëve ka nisur ditën e sotme para Universitetit Politeknik. Gjatë fjalës së tij, një pedagog i Universitetit të Arteve theksoi se gjysma e rrogës së tij shkon për literatura dhe për mësime jashtë orarit. Po ashtu ai shtoi se rrogat nuk i meritojnë Ministrat e tij që janë me diploma plagjaturë dhe jo pedagogët.    

"Kërkimet shkencore dhe financimet e tyre duhet që të jenë prioritet për qeverinë shqiptare, sepse rrit nivelin e arsimit. Dje dhe sot nuk është bërë asnjë nga MA për premtimet e dhëna ndaj studentëve dhe pedagogëve. Rama, ju keni deklaruar se ne nuk e meritojmë rritjen e rrogës. Unë gjysmën e rrogës e shpenzojë për literaturat. Unë punojë eksta me strudëntët. Më thoni ju çfarë duhet të bëj më shumë për rritjen e rrogës. Ndoshta ju e keni për ministrat tuaj me diploma plagjaturë që thoni se nuk i meritoni rritjen e rrogës," tha pedagogu.  

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll