Aktualitet

Ku do shkojmë më? Pedagogu: Kur fillova punë ka patur 11 mijë studentë, tani vetëm 5 mijë

Saraçi shprehet se kërkesa për t’u ulur në një tavolinë nuk është vetëm për çeshtjen e pagave por sepse qeveria po shkatërron punën e pedagogëve

20 Tetor 2022, 12:01 Nga a.l

Ku do shkojmë më? Pedagogu: Kur fillova punë ka patur 11

Pedagogu në Universitetin e Shkodrës, Peter Saraçi ka deklaruar se numri i studentëve që ndjekin universitetin është ulur. Teksa ka marrë fjalën në protestë, Saraçi shprehet se kërkesa për t’u ulur në një tavolinë nuk është vetëm për çeshtjen e pagave por sepse qeveria po shkatërron punën e pedagogëve, duke iu referuar kështu ftesës së bërë nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ku nuk u arrit asnjë marrveshje.

Pedagog në Universitetin e Shkodrës, Peter Saraci: Kur kam filluar punë si pedagog në universitetin e Shkodrës ka patur 11 mijë studentë. Sot Universiteti i Shkodrës falë edhe ligjit të arsimir të lartë, ka vetëm 5 mijë studenta. Se ku do shkojmë unë nuk e di! Po se cfarë fitimi kanë nga shkatërrimi sistematik i universitetit publik, këtë e dinë vetëm ata që bëjnë projekte të tilla. Kemi kërkuar për t’u ulur në tavolinë, jo vetëm për cështjen e rrogave por edhe për ceshtjen që këto të ndërpresin veprimet sistematike të shkatërrimti të punës të pedagogëve në univeristetet shqiptare.  Uluni në tavoliën dhe flitini me ne, në mënyrë që të merrni mendim nga ne.  Po se çfarë fitimi kanë nga shkatërrimi sistematik i universitetit publik, këtë e dinë vetëm ata që bëjnë projekte të tilla”, tha Saraçi./ Dosja.al

proteste pedagog

Sondazh

Poll