Aktualitet

Kovaçi: Rektorët të mbajnë qëndrim, duhet të bëjmë ndryshimin në arsim

Gjatë protestës, Kovaçi tha se sot është momenti që të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të mos bjënë mbrapsht.

20 Tetor 2022, 11:51 Nga I.A
Kovaçi: Rektorët të mbajnë qëndrim, duhet të
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kryetari i Sindidaktës së pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se Universitetet me financimin që kanë do të bien edhe më poshtë akoma. Gjatë protestës, Kovaçi tha se sot është momenti që të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të mos bjënë mbrapsht. Po ashtu Kovaçi i ka bërë thirrje rektorëve që të mbajnë një qëndrim dhe të bëjnë ndryshimin në arsim.

“Situata aktuale është që gjendja e universiteteve me këtë lloj financimi të kërkimit shkencor, me këtë lloj nënvlerësimi të këtij sektori nga qeveritë, përfshirë rëndimin e kësaj situatë me qeverinë aktuale, këtu do përfundojë, me universitete që bien gjithnjë e më poshtë. Do ngelemi pa studentë. Sot është momenti pa kthim për të ndjekur protestën tonë, që të bëhet diçka për universitetet që të mos shkojnë drejt greminës. I bëj thirrje rektorëve të universiteteve publike, kishte përmirësim herën e fundit në diskutime, por mbani qëndrim për këtë protestë. Ky është shansi i fundit për të bërë një ndryshim në arsim. Mblidhni konferencën e Rektorëve, mbani qëndrim. Dikur është mbajtur. Në të kundër do e mbani arsimin në gjendje kënetore, dhe të na iknin me gomone studentët. Reklama e studentëve nga Bangaladeshi nuk shkon. Të mbështesim studentët tanë dhe jo të mësojmë gjuhën e Bangladeshit,” tha Kovaci.

sander kovaçi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll