Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit ende MISTER/ Familjarët e viktimës presin dorëzimin e trupit, askush nuk i jep përgjigje

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, i ati i të ndjerit, e një miku i tij, ndodhen në rrugë në pritje të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve të mjekësisë ligjore, në lidhje me vdekjen e papritur të të riut.

20 Tetor 2022, 12:07 Nga k.m.
Vdekja e Lear Kurtit ende MISTER/ Familjarët e viktimës presin
Pamje nga jashtë IML-së

TIRANË- Familjarët e Lear Kurtit ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me fatin e djalit të tyre për të mësuar sesi ka ndërruar jetë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, i ati i të ndjerit, e një miku i tij, ndodhen në rrugë në pritje të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve të mjekësisë ligjore, në lidhje me vdekjen e papritur të të riut.

Familjarët ndodhen në ambientet e jashtme të Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku presin, e çdo lëvizje i bën që të ngrejnë kokën duke menduar se është për ta. Por deri më tani, edhe pse përgjigjen duhet ta kishin marrë rreth orës 10-11, ende si përgjigje të vetme kanë marrë heshtjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.

vdes lear kurti

Sondazh

Poll