Politike

VD-Drejtori i lojërave të fatit: Nëse bëhet online do ishte kollaj, mjafton vetëm karta ID! Të ardhurat do dyfishohen

Sipas tij, niveli i ankesave krahasuar me vite më parë ka rënë dhe shkak është bërë mungesa e reklamave.

31 Gusht 2022, 11:08 Nga A.B
VD-Drejtori i lojërave të fatit: Nëse bëhet online do ishte
Zhani Cakulli

TIRANË- Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Cakulli, i pranishëm në dëgjesën publike për lojërat e fatit, deklaroi se nëse ato do të bëhen online do të ishte procedurë akoma më e lehtë. Sipas tij, niveli i ankesave krahasuar me vite më parë ka rënë dhe shkak është bërë mungesa e reklamave.

'Në 2018 kanë qënë 5 mijë salla, u bë një gangrenë, nëpërmjet E-Albania ne marrim shumë ankesa, u bë shumë e papërballueshme rishikimi i tyre. Kjo ra shumë niveli i ankesave por vazhdoi. Ne shkojmë brenda ditës dhe kontrollojmë, kemi pasur shumë procedime penale këto vitet e fundit. Problematika ishte me reklamat që bëheshin. Ftesa, hajde dhe lozim. Që kur u mbyllën reklamat, problematikat ranë ndjeshëm. Unë do propozoja, që nëse do bëhej online do ishte më kollaj, mjafton vetëm karta ID. Më para ishte vështirë të kontrollohej, futeshin salla. Tani është më kollaj, ID është në kohë reale. Ne parashikojmë që të ardhurat do të dyfishohet. Me takimet e homologëve, një problematike është se kompanitë e basteve luhen dhe në Shqipëri.'- deklaroi Cakulli. 

rikthimi i basteve sportive zhani cakulli

Sondazh

Poll