Politike

VD-Rritja e energjisë elektrike, Balluku: Kush shpenzon më shumë se 800 kv/ orë në muaj paguan dyfish

Balluku deklaroi se zgjidhja më e mirë që mund të bëhet është diferenca në pagesë mes konsumatorëve.

31 Gusht 2022, 10:58 Nga A.B
VD-Rritja e energjisë elektrike, Balluku: Kush shpenzon më shumë
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme se kush do të shpenzojë më shumë se 800 kv/ orë në muaj energji elektrike do paguajë dyfish. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku deklaroi se zgjidhja më e mirë që mund të bëhet është diferenca në pagesë mes konsumatorëve.

'Është bërë studimi sa familje preken, mbrëmë në orën 20:00 çmimi në burësën hungareze 1040 euro për megavat orë. Në rast se qytetarët tonë do të ekspozohen me këtë cmime do të ishte e pamundur. Do të zgjedhim më të mirë për të optimizuar financat e sektorit por edhe mburojat që jep qeveria ndaj familjes. E kemi thënë që synojmë që mos prekim çmimin e tregut. Çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë rritur. Fasha 800 kilovat orë energjie është vendosur nga ne tashmë, ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe do të diskutohet zgjidhja më e mirë e për të diferencuar atë që kemi thënë. Diferenca duhet që të bëhet. Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë.'-u shpreh Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll