Politike

VD-Rama i prerë: Nuk ka lojëra fati! E vetmja gjë që do merret në konsideratë janë bastet online

Ai shtoi se askush nuk duhet të ketë iluzione për rikthimin e sallave të bixhozit. 

31 Gusht 2022, 11:06 Nga F.M
VD-Rama i prerë: Nuk ka lojëra fati! E vetmja gjë që do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mënyrë të prerë se nuk do të ketë legalizim e rikthim të lojërave të fatit. Në seancën dëgjimore, Rama tha se e vetmja gjë që do të marrë në konsideratë është rikthimi i basteve online. Në fjalën e tij, Rama tha se sallat me parazitë që hidhnin në erë kursimet e prindërve nuk do të rikthehen në asnjë lloj mënyre. Ai shtoi se askush nuk duhet të ketë iluzione për rikthimin e sallave të bixhozit. 

"Dua ta theksoj shumë qartë që të mos keni asnjë iluzion, nuk do të kthehemi në asnjë mënyrë tek sallat, tek lojërat e batërdia e lojërave të fatit. As për baste, as për dreq, as për shejtan. E vetmja konsideratë që po bëjmë është ajo e basteve online. Pavarësisht se ka që thonë duhet dhe kjo e ajo, por jo nuk ka. Salla parazitizmi ku mblidhen njerëzit për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë, nuk do të ketë,"- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll