Politike

VD-Rikthimi i basteve sportive/ Rama: Ka një presion pozitiv që bëhet prej muajsh

31 Gusht 2022, 10:25 Nga F.M

VD-Rikthimi i basteve sportive/ Rama: Ka një presion pozitiv që

Edi Rama: Kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që publikisht kanë kërkuar të konsiderojnë rikthimin e basteve sportive. Ne natyrisht që e kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka bërë komunikimin me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimet nga afër. Kemi një kontekst, i cili duhet kuptuar dhe për të cilin duhet të them dy fjalë. Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht loijërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike. Ishte një pafundësi sallash me binfo e makinaeta, ekrane, baste, ishin një shqetësim i madh. Ishin ngjarje që u katandisën deri në tragjedi. Ne besojmë që ka qenë një vendim i drejtë dhe i duhur. Në atë kohë, debati i bërë në fakt mbeti me pro dhe kundra brenda nesh. 

vijon...

edi rama

Sondazh

Poll