Politike

VD-Frika nga sulmet kibernetike, Qeveria miraton projektligjin, Manja: Rrisim efikasitetin

Manja tha se me këtë projektligj do të rritet efikasiteti për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

31 Gusht 2022, 10:07 Nga A.B
VD-Frika nga sulmet kibernetike, Qeveria miraton projektligjin, Manja: Rrisim
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur se Qeveria ka miratuar një projektligj për sulmet kibernetike. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manja tha se me këtë projektligj do të rritet efikasiteti për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

'Projektligji për aderimin e Shqipërisë për krimin kibernetik. Plotëson kuadrin e brendshëm politik, rrisim efikasitetin në fushën kibernetike. Ky krim është bërë shumë nacional, ne vendosim një standart të thjeshtuar në këtë fushë kibernetike. Me këtë konventë kemi një instrument shtesë.'- tha ministria. 

I pyetur se ku janë hetimet për sulmin kibernetik, Manja deklaroi se ato janë në hetim e sipër nga Prokuroria.

ulsi manja

Sondazh

Poll