Politike

VD-Fidel Ylli thirrje sportistëve: Thoni mendimin tuaj, se më vini në zyrë dhe më kërkoni buxhet

Fidel Ylli kërkoi nga sportistët që të thonë ankesat që kanë pasi i vijnë më pas në zyrë dhe i kërkojnë buxhet.

31 Gusht 2022, 10:25 Nga A.B
VD-Fidel Ylli thirrje sportistëve: Thoni mendimin tuaj, se më vini
Fidel Ylli

TIRANË- Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli u kërkoi sportistëve që të thonë mendimin e tyre për çdo problem dhe kërkesë që ata kanë. Gjatë dëgjesës publike të organizuar nga kryeministri Edi Rama për lojërat e fatit, Ylli kërkoi nga ata që të thonë ankesat që kanë pasi i vijnë më pas në zyrë dhe i kërkojnë buxhet.

'Zoti kryeministër shumë mirë fole. Unë marr 60 mijë lek të vjetra. Dhe atyre skeptiokëve që na thonë pse do ti hapni, ne themi mbyllini dhe ti kontrollojë shteti. Nuk dua të zgjatem, se i them sportistëve të thonë mendimin e tyre se vijnë në zyrën time dhe kërkojnë buxhete. Si do shkojmë në olimpiadë.'- tha Ylli.

rikthimi i basteve sportive fidel ylli

Sondazh

Poll