Politike

VD-Rikthimi i basteve sportive/ Rama: Organizatorët ishin të skeduar me profile të larta kriminale

31 Gusht 2022, 10:30 Nga F.M
VD-Rikthimi i basteve sportive/ Rama: Organizatorët ishin të skeduar
Edi Rama

Edi Rama: Ministri i Brendshëm është këtu se kjo kornizë që kemi e ka përfshirë fuqimisht policinë për t’i parandaluar dhe çuar para ligjit më pas organizatorët e basteve online në të zezë, ku ka pasur dhe ka një pjesëmarrje aktive të disa elementëve të skeduar si profile të larta kriminale dhe drejtori i agjencisë së lojërave të fatit që mbulon pjesën ligjërisht e qartë dhe ska kompetenca ta ndjekë aktivitetin ne te zezë. Kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësinë të shohim dy anë të medaljes, anën pozitive dhe negative në aspektin e lulëzimit të këtij aktiviteti online, në të zezë, ku policia e shtetit e këtu është bashkë me ne dhe zv.drejtori i Përgjthshëm i Policisë që në detyrën e mëparshme ka mbuluar dhe këtë pjesë, përpjekjen për të çuar përpara ligjit organizatorë dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet, një përpjekje që ka pasur rezultatet e veta por ka hasur dhe vështirësitë e veta objektive.

vijon...

edi rama

Sondazh

Poll