Politike

VD-'Bastet sportive'/ Kreu i KOKSH, Fidel Ylli: Fidel Ylli: Po luhet shumë lekë në të zezë, shteti nuk ka asnjë kontroll

Ylli u shpreh se nëpërmjet basteve po luhet në të zezë, ndaj duhet që shteti të ushtrojë kontrollin. 

31 Gusht 2022, 10:25 Nga A.B
VD-'Bastet sportive'/ Kreu i KOKSH, Fidel Ylli: Fidel Ylli: Po luhet
Fildel Ylli

TIRANË- Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli kërkon rikthimin e basteve sportive. Gjatë dëgjesës publike të organizuar nga kryeministri Edi Rama, Ylli u shpreh se nëpërmjet basteve po luhet në të zezë, ndaj duhet që shteti të ushtrojë kontrollin. 

'Eshtë problem shumë i rëndësishëm. Unë votova në Parlament për mbylljen e kompanive të basteve pasi ishin bërë si kërpudha, u bë mirë që u mbyllën. Ky është një fenomen që po luhet më shumë se më parë, hedhin 20 mijë a më shumë në ditë. Të heqim bastet në të zezë, të kontrollohet nga shteti. Si ti themi një qytetari europian që ne nuk e kemi ligjin, ligjet tona do të njesohen me ligjet europiane. Shteti i kontrollon në mbarë botën, sot luhet me miliona, shteti nuk merr asnjë lek. Të çdo lloj betting që luhet. Kur shtetet europiane i kontrollojmë, po ne kaq të pasur jemi që ti kontrollojë privati? Si është më mirë, një fëmijë që luan nën moshën 18-vjec dhe fëmija nuk i kontrollon dot, apo ti kontrollojmë e ti themi që deri në këtë moshë mos të luajnë. është më mirë që ti kontrollojë shteti, që të krijohen qendra sportive, jemi vendi i vetëm që nuk kemi një pishinë me standarte europiane. Nuk kemi një pallat sporti me standarte europiane. Këto, ne kemi mundësi me ketop të ardhura dytësore që të mos i kërkojmë qeverisë.

Më jep çik shpjegim. Shteti ka mundësi të kontrollojë bastet online, i kemi të gjitha gati. Si i ka Gjermania e Franca. Suedia, që është një nga shtetet më të forta të botës, ku i con, i shton nëpër shkolla. I con për infrastrukturë sportive. '- deklaroi ai. 

fidel ylli rikthimi i basteve sportive

Sondazh

Poll