Politike

VD-Drejtori i Komanduar i Policisë Tonin Vocaj: Të rikthehen bastet sportive

Vocaj tha se lojërat e fatit si kazinotë nuk duhet të lejohen, por bastet po. 

31 Gusht 2022, 11:05 Nga f.g
VD-Drejtori i Komanduar i Policisë Tonin Vocaj: Të rikthehen bastet
Tonin Vocaj

TIRANE- Drejtori i komanduar përkohësisht pas shkarkimit të Gledis Nanos, në krye të Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj ka kërkuar ndryshimin e ligjit për ti hapur rrugë lejimit të aktivitetit të basteve. Në dëgjesën publike që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot me Federatat e Sportit dhe disa nga ministrat, Vocaj tha se lojërat e fatit si kazinotë nuk duhet të lejohen, por bastet po. 

Hapja e llogarive personale, rezultojnë jashtë Shqipërisë, ku nevojitet një kod i veçante ku vendosen skedinat, ky aktivitet vijon i shtrirë në vend në formën e adresave në distancë, shuma konvertohet në sistem pikësh dhe nga ana e faqes online pasqyrohen në llogari personale të secilit. Në rast të shpalljes fitues, individi paguhet kesh nga ai që ka faqe, të gjitha bëhen nga celulari. Jemi në komunikim me strukturat vendore, SHISH, etj për të ndjekur masat dhe për të goditur çdo rast, veprimtaria e policisë ka hasur një sërë vështirësisë nisur edhe nga fakti i përdorimit të teknologjisë, ndryshimi dhe çelja e adresave të reja, nga 2019 e në vazhdim janë bllokuar 6 mijë linqe të dedikuara për lojërat e fatit, vështirësitë bëhen më komplekse se kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat janë të ligjshme dhe bashkëpunimi me partnerët është i pamundur. Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar.

tonin vocaj rikthimi i basteve sportive

Sondazh

Poll