Politike

VD-Bastet sportive/ Armand Duka: Jam pro! S'besoj se plani 2-vjeçar do sjellë begati, s'kemi ligj për sponsorizimin

Duka tha se nëse do të rikthehet ligji i basteve paratë e fituara do të shkojnë për të ndëruar fusha në Tiranë.

31 Gusht 2022, 10:45 Nga A.B
VD-Bastet sportive/ Armand Duka: Jam pro! S'besoj se plani 2-vjeçar
Armand Duka

TIRANË- Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi ditën e sotme se është pro hapjes së basteve online. Gjatë dëgjesës publike të organizuar nga kryeministri Edi Rama, Duka tha se nëse do të rikthehet ligji i basteve paratë e fituara do të shkojnë për të ndëruar fusha në Tiranë. Po ashtu, ai theksoi se nuk beson se plani dy vjeçar do të sjellë begati pasi ka shumë punë për të bërë në fushën e sportit.

'Gjatë kësaj periudhe mbështetja nga ministria ka qenë shumë e mirë. Më bëhet qejfi kur tha kryeministri që ministrja ka kaluar në krahun tonë për punën e rifillimit të basteve. Në takimin e parë kur kam qenë në zyrë me ministren ishte skeptike. Bastet sportive luhen në të gjithë botën. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston. Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme. Duke përfituar nga ky takim që nuk është shumë i zakonshëm, do rikujtoj që sporti në përgjithësi, por edhe futbolli në veçanti, ka nevojë akoma më shumë se sa rikthimi i basteve.

Nëse do ta riktheni ligjin e basteve, ne do ti kalojmë për të ndërtuar fusha në Tiranë. Fatmirësisht duke qënë drejtues i Federatës, nuk kam nevojë që ta promovoj futbollin në Shqipëri. Unë nuk jam nga ato që besoj se plani dy vjecar do të na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë, të klubeve e ekipeve të futbollit, asnjë të mos ketë iluzione që mund të zhvillojë sportin pa mbështet qeveritare. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një ligj që incentivon sponsorizimin në sport. Janë shumë vende para nesh, më vjen turp, po nuk e di që kanë bërë gjëra më të mira se ne. Përvec basteve duhen parë dhe ligje të tjera, kënaqesh kur shikon një kampion europe, për mua është krenari që kam në krah një kampion europe. Nuk e di nëse të tjerët e mbështesin nismën tonë. '- tha Duka.

armand duka rikthimi i basteve sportive

Sondazh

Poll