Politike

VD-Bastet sportive, Rama: Gjynah që veprimtaria zhvillohet nga njerëz me profil të lartë në krimin e organizuar

Edi Rama shtoi se sistemi online i basteve është i pamundur që të ndalohet.

31 Gusht 2022, 10:50 Nga A.B
VD-Bastet sportive, Rama: Gjynah që veprimtaria zhvillohet nga njerëz
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë dëgjesës publike për bastet sportive se është gjynah që kjo veprimtari të jetë në duart e personave që shkelin ligjin dhe janë elementë me profil të lartë në krimin e organizuar. Gjatë dëgjesës publike, Rama shtoi se sistemi online i basteve është i pamundur që të ndalohet, kjo sipas tij është e vërtetuar dhe nga ekspertë të fushës. 

'Që kur ka nisur ky debat, kam parë anën time, duke u konsultuar me disa, nuk po përmend emra, deri në kryeministra të vendeve që i kanë ndaluar komplet. Përgjigjia ishte që online nuk nuk është i ndalueshëm. Në të gjithë diskutimin që kemi bërë me ekspertë, rezulton e pamundur që të bllokohet sistemi, kjo më bën të prirur ndaj kësaj zgjedhje, se është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin e ku siç thashtë kanë figuruar aktiv me përfitime të pa arsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.'-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll