EKSKLUZIVE/ Ambasada ruse për 'Dosja': Pala shqiptare nuk na ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e Gramshit, duam takim me "agjentët"
Ambasada deklaron se është informuar vetëm nga mediat.
TIRANE- Ambasada Ruse në Shqipëri përgënjeshtron autoritetet shqiptare që pretendojnë se kanë njoftuar zyrtarisht palën ruse për incidentin e 20 gushtit në Gramsh. Në një komunikim via 'e-mail' me Dosja, dy ditë pas incidentit, Ambasada sqaron se informacionin e kanë marrë nga mediat dhe se i kanë dërguar edhe një note Ministrisë sonë të Jashtme, ku i kërkojnë takim me të ndaluarit.
Emaili i Ambasadës Ruse për Dosja.al:
Ambasada e Rusisë në Shqipëri nuk ka marrë ende asnjë informacion nga
autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar
për infiltrim më datë 20 gusht 2022 në objektin ushtarak në qytetin e
Gramshit. Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat. Në lidhje me këtë, Ambasada i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar.

Ky qëndrim i Ambasadës hedh poshtë deklaratën e autoriteteve shqiptare që deklarojnë se kanë njoftuar palën ruse.
Por çfarë ndodhi më 20 gusht? Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sondazh
VD-Hyrja në uzinë/ Peleshi: Mund të jetë tentativë për të fshehur skenar tjetër, mos harroni sulmin kibernetik
Niko Peleshi TIRANË- Ministri Niko Peleshi e quan thyerje rregullore futjen e turistëve në uzinën e Gramshit. Gjatë konferencë...
VD-Incidentet në Uzina, Peleshi: Mund të jetë bërë për të hequr vëmendjen, rusët duhet të kishin marrë leje
Niko Pelshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se incidentet në Uzinat në Gramsh e Poliçan mund t&eum...
VD-Incidenti me rusët në Gramsh, Meta: Të ndalohet hyrja në Shqipëri, Ushtria jonë është në gjendje të rëndë
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të &...
VD-Meta: Në politikë jam aktiv për 25 vite, nuk dihet kur e marr mandatin e dytë si President
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur me bindje se edhe për 25 vite të tjera do ...
VD-Meta: Kallëzimi i 1 shtatorit do të jetë shkatërrimtar për ata që iu bindën Ramës
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se kallëzimi i 1 shtatorit që do të bëjë nda...
VD-Incidentet në uzina, Meta: Ushtria në gjendje të mjerueshme, ende shuhen zjarret me lopata e fshesa
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar incidentet e ndodhura në Uzinën e Grmashit e të ...
VD-Meta zbulon 'spiunin': Kameleoni Tao-Tao, larva që kërkon luks, do bëhen shembull ekzemplar në Evropë
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se pas dosjes së pretenduar për të, qytetari I.M,...
Meta: Nuk jam këtu për të rrëzuar Ramën, e shoh shumë të rënë, i ka ditët e numëruara
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se qëllimi i tij nuk është rrëzimi i kryeministrit Edi...
VD-Meta: Kallëzim penal më 1 shtator për Autoritetin e Dosjeve, bëri shantazh me dosjen e Sigurimsit
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë njoftoi se më 1 shtator do padisë në Prokurorinë...
VD-Meta: Korrupsion me rrugët Kukës-Qafë Plloçë dhe Kardhiq-Delvinë, shkoi 230 mln euro
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar denoncime të reja në lidhje me korrupsionin m...
