Politike

VD-Meta zbulon 'spiunin': Kameleoni Tao-Tao, larva që kërkon luks, do bëhen shembull ekzemplar në Evropë

Kreu i PL, tha se rasti i padisë së tij do të bëhet shembull në Evropë sesi abuzohet me të drejtat e njeriut. 

22 Gusht 2022, 13:17 Nga f.g
VD-Meta zbulon 'spiunin': Kameleoni Tao-Tao, larva që kërkon
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se pas dosjes së pretenduar për të, qytetari I.M, është Tao-Tao, referuar me nofkë për deputetin socialist Taulant Balla. Duke përdorur nofkën që i ka vendosur më herët Berisha, Ballës, Meta tha se "Tao-Tao" shërben si kameleon për të jetuar në luks dhe për të fituar tendera. Kreu i PL, tha se rasti i padisë së tij do të bëhet shembull në Evropë sesi abuzohet me të drejtat e njeriut. 

"I.M-ja është spiuni ambulant Tao Tao, larva që shërben si kameleon në shërbim të atij që i jep një tender dhe një shërbim më të mirë për të jetuar në luks, por të jeni të sigurt që ky rast do të jetë ekzemplar në rang evropian, sesi keqpërdoret në mënyrë kriminale një autoritet që duhet të jetë shembull për ligjin dhe të drejtat e njeriut. Që duhet të karakterizohet nga humanizmi siç ka ndodhur në rastin në fjalë, thjesht për ti shërbyer Edi Ramës se nuk e blen dot më opozitën dhe nuk e trukon dot më ndeshjen që më përpara. Me metodat më të ndyra të sigurimit të shtetit të jeni të sigurt që kjo do të jetë e qartë."-tha Meta.

ilir meta taulant balla meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll