Politike

VD-Incidentet në Uzina, Peleshi: Mund të jetë bërë për të hequr vëmendjen, rusët duhet të kishin marrë leje

22 Gusht 2022, 13:46 Nga F.M
VD-Incidentet në Uzina, Peleshi: Mund të jetë bërë
Niko Pelshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se incidentet në Uzinat në Gramsh e Poliçan mund të jenë bërë për të hequr vëmendjen nga një tjetër skenar. Në një deklaratë për mediat, Peleshi tha se gjithçka po hetohet me seriozitet. Ministri u shpreh se pavarësisht se Uzinat nuk janë aktive, rusët e të huajt e tjerë duhet të kishin marrë leje nga autoritetet përkatëse. 

"Nga ana tjetër dua t’ju konfirmoj që jemi seriozë në trajtimet e ngjarjeve, kryesisht në atë të gramshit, duhet të ruhen nga ekzagjerimet, apo në spekulimet e disa rasteve që mund të mos quhen raste. Kamklasifikim të pronave të ushtrisë apo të bazave të ushtrisë, pa dyshim që në ato që janë te klasifikuara nuk është e lehtë, por ka shumë sajte të tjera që dikur i përkisnin FA-së dhe pavarësisht kësaj, vizitat aty bëhen me leje. Ato uzina nuk janë active, në kuptimin e aktivitetetit të tyre thelbësor, ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme, demontohen armë që sekuestrohen nga Policia e Shtetit, shkatërrohen, thyhen dhe çohen për skrap. Së shpejti do të kemi dhe një parti të armëve të marra nga Policia e Shtetit. Ky nuk është aktiviteti që kanë pasur këto uzina, në atë të lëndëve plasëse nuk ka më prodhim, por asgjësim. Vazhdojnë të ruhen nga personi ushtarak i FA, por nuk ka aktivitet të mirëfilltë. Nuk e relativizon aspak atë që ndodhi kemi të bëjmë me një grup të huajsh që nuk kanë marrë lejë për vizitat, por kanë tentuar të hyjnë në të duke kapërcyer rrethimin. Nga ana tjetër mund të ketë pasur edhe synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër. Kemi agjenci të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes që përpunojnë çdo informacion kryesisht pas nisjes së agresionit në Ukrainë, jemi në Ballkan. Jemi në një rrugë që Shqipëria është kampioni i Ballkanit Perëndimor. Mbase kjo na bën dy herë më të vëmendshëm ndaj këtyre gjërave,"- tha Peleshi. 

niko peleshi

Sondazh

Poll