Politike

VD-Meta: Kallëzimi i 1 shtatorit do të jetë shkatërrimtar për ata që iu bindën Ramës

Meta tha se nuk ka asnjë dosje në emrin e tij dhe se Autoriteti i Dosjeve ka shpërdoruar detyrën. 

22 Gusht 2022, 13:33 Nga F.M
VD-Meta: Kallëzimi i 1 shtatorit do të jetë shkatërrimtar
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se kallëzimi i 1 shtatorit që do të bëjë ndaj autoritetet të dosjeve do të jetë shkatërrimtar për të gjithë bashkëpunëtorët e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se nuk ka asnjë dosje në emrin e tij dhe se Autoriteti i Dosjeve ka shpërdoruar detyrën. 

"Nuk ka asnjë dosje për Ilir Rexhep Metaj, e di unë shumë mirë, e di dhe vetë i zoti i punës që është përndjekur në atë kohë, është shumë e qartë pjesa tjetër e falsifikimeve të bëra, autoriteti mban përgjegjësi që të mos bëhen shkelje të tjera nga regjimi kriminal i Ramës. Në pamundësi për tu përballur me këtë cunam drejtësie e të Opozitës, ngre këto gjëra me këto institucione që përdoren prej tij. Do kemi raste dhe në 1 shtator do të bëhet publik kallëzimi penal. Falsifikimet janë flagrante e shkatërrimtare për të gjithë ata persona që me urdhrin e Ramës janë përfshirë në një aktivitet kriminal. Dhe kur kjo gjë i bëhet një luftëtari të sprovuar, një ish-Presidenti, imagjinoni çfarë bëhet me qytetarët e tjerë. Regjimi i patrinazhistëve, ta gëzojë auto-golin,"- tha Meta. 

ilir met

Sondazh

Poll