Politike

Meta: Nuk jam këtu për të rrëzuar Ramën, e shoh shumë të rënë, i ka ditët e numëruara

Ai shtoi se bashkë me Ramën do të bien edhe të tjerë, pas denoncimeve të bëra. 

22 Gusht 2022, 13:22 Nga F.M
Meta: Nuk jam këtu për të rrëzuar Ramën, e shoh
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se qëllimi i tij nuk është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ai Ramën e sheh shumë të 'rënë'. Ai shtoi se bashkë me Ramën do të bien edhe të tjerë, pas denoncimeve të bëra. 

"Kemi kushtetutë tjetër, kemi ligje të tjera, jemi vend anëtar i NATO-s, kemi synimin të futemi në BE. Me ligjet që kanë shkelur vetë, do të përgjigjen para ligjit dhe do t’i kthejnë çdo cent çdo shqiptari. Së pari, unë ju përgëzoj që jeni e paduruar për të rrëzuar Edi Ramën, për mua nuk është kjo, nuk jemi këtu për të rrëzuar Edi Ramën, për mua ka rënë. Unë e shikoj të rënë, bashkë me rënien e Ramës, do të bien edhe të tjerë. Për këtë shpopullim që i ka bërë Shqipërisë, qëllimi kryesor është t’i kthejmë fuqinë popullit shqiptar, nuk është thjesht ndërrimi i një qeverie, nuk na duhet as ne një parlament kukull, t’ia kthejmë fuqinë popullit të Shqipërisë. Përsa i takon raporteve të mia me SPAK e drejtësinë, ju e dini që i kam bërë të gjitha denoncimet. Siç e keni parë, edhe ish-LSI i ka bërë të gjitha denoncimet, të gjitha kanë rezultuar të sakta dhe pse është reaguar me vonesë. Sovraniteti është i popullit, kur për politikanët nuk bëhet drejtësi, atëherë një popull e ushtron vetë sovranitetin,"- tha Meta ndër të tjera. 

ilir meta

Sondazh

Poll