Politike

VD-Meta: Kallëzim penal më 1 shtator për Autoritetin e Dosjeve, bëri shantazh me dosjen e Sigurimsit

Meta tha se pjesë e padisë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që ka ndërhyrë për t'ju shërbyer shërbimeve të huaja.

22 Gusht 2022, 13:09 Nga f.g
VD-Meta: Kallëzim penal më 1 shtator për Autoritetin e Dosjeve,
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë njoftoi se më 1 shtator do padisë në Prokurorinë e Tiranës Autoritetin e Dosjeve pas akuzës se ai ka qenë pjesë e strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat nga selia e PL, ku denoncoi edhe abuzimet me kostot e rrugëve, Meta tha se pjesë e padisë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që ka ndërhyrë për t'ju shërbyer shërbimeve të huaja. Meta tha se Autoriteti nxorri sekretin shtetëror. 

Ata mendojnë se do t'ju japin zemër atyre që firmosin për këto 10 mln euro/km, apo ata të inceneratorëve që të vazhdojnë punën me shpresën se do të bëjnë ligje kundër Ilir Metës e kundër Sali Berishës. Këtë veprën e fundit të pjellave të Kristaqit dhe të Kolekës dua tju them se më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për falsifikimeve të provuara dhe të qëllimshme të dosjes së qytetarit F.T. Jo vetëm kaq por edhe për manipulim, shantazh dhe nxjerrje në publik të materialeve shtetërore. Jam njohur me dosjen, nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn. Kallëzim edhe për Ramën, ka ndërhyrë për të përfshirë presidentin e Republikës, sepse e ka bërë ai këtë gjë unë e di fare mirë, në shërbim të qarqeve të huaja. Këto përralla nuk funksionojnë me Ilir Metën. 

Ilir Meta, kryetar i PL

Deklarata e Metës vjen disa javë pasi Autoriteti i Dosjeve informoi Kuvendin se ish-presidenti ishte zbuluar pas një denoncimi se ishte pjesë e strukturave të ish-sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkoi ndryshimin e ligjit aktual për verifikimin e zyrtarëve që marrin poste publike duke i shpëtuar "skanimit" përmes certifikatave të komisioneve Mezini-Bezhani, ndërsa Meta mohoi menjëherë përfshirjen e tij. Vetë qytetari Filip Talo, mohoi që të ishte spiunuar nga Meta, por për socialistët kazuzi "I.M" ka shërbyer si frymëzim për një ligj të posaçëm që i ndalon kandidimin në zgjedhje bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe të shpallurve non-grata. 

edi rama ilir meta autoriteti i dosjeve

Sondazh

Poll