Politike

VD-Incidentet në uzina, Meta: Ushtria në gjendje të mjerueshme, ende shuhen zjarret me lopata e fshesa

Sipas Metës, kjo gjë tregon se nuk janë në gjendje që të ruajnë objektet kryesore të vendit. 

22 Gusht 2022, 13:29 Nga F.M
VD-Incidentet në uzina, Meta: Ushtria në gjendje të mjerueshme,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar incidentet e ndodhura në Uzinën e Grmashit e të Poliçanit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ushtria e vendit është ende në gjendje të mjerueshme, pasi zjarrer i fikin me lopata e fshesa. Sipas Metës, kjo gjë tregon se nuk janë në gjendje që të ruajnë objektet kryesore të vendit. 

Pyetje: Gjatë fundjavës, dy shtetas rus dhe një ukrainas kanë sulmuar dy ushtarë në një bazë, e shikoni të nevojshme që të mblidhet këshilli i Sigurimit?

Ilir Meta: Nga përvoja ime si ish-President, kjo çështja e Këshillit të Sigurimit nuk më ka funksionuar, e kam bërë një mbledhje që lekët e bankave të mos vidheshin në Rinas, siç bëhet në të kaluarën, në atë mbledhje përcaktuam të gjitha detyrat, se si do të garantohej që kjo gjë që të mos ndodhte më. 3-4 muaj pas kësaj mbledhjej, ju e dini që u vodhën në mes të ditës paratë aty. Megjithatë kjo nuk është çështja ime, problem është që ushtria jonë është në një gjendje shumë të rëndë, unë këtë e kam të porovuar e të faktuar, ushtria ende e ka të vështirë të thotë se cilat janë pronat e kapacitetet e saj sepsë kanë ndodhur lëvizje të paligjshme. Unë kam bërë dhe denoncime, ju e dini, ushtria jonë është në një gjendje problematike për bazën ajrore, niveli është zero. Dhjetëra milionë euro investime dhe s’ka asnjë pëergjegjësi. Edhe në rastet e zjarreve, kemi ushtarë me lopata e ushtarë me fshesa. Nuk dua të flas pastaj për pagesat në ushtri, apo çështjen e arsimit, nga mosmotivimi, niveli i arsimit ka rënë, gjithmonë e më pak njerëzit dëshirojnë të jenë në ushtri. Përshëndesim dy avionët B-52 që sot do të kryejnë një mision solidariteti.

ilir meta

Sondazh

Poll