Politike

VD-Incidenti me rusët në Gramsh, Meta: Të ndalohet hyrja në Shqipëri, Ushtria jonë është në gjendje të rëndë

Meta i kërkoi kryeministrit Edi Rama të ndalojë hyrjen e rusëve në Shqipëri. 

22 Gusht 2022, 13:35 Nga f.g
VD-Incidenti me rusët në Gramsh, Meta: Të ndalohet hyrja në
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të çdo shtetasi rus. Në konferencën e sotme, ku njoftoi padi për Autoritetin e Dosjeve, Meta tha se Ushtria shqiptare është në gjendje shumë të rëndë, ndërsa i kërkoi kryeministrit Edi Rama të ndalojë hyrjen e rusëve në Shqipëri. 

Pjesë nga fjala e Metës: 

Problemi është që ushtria jonë ëshë në një gjendje shumë të rëndë dhe këtë e kam të faktuar. Ushtria jonë e ka të vësëhtirë sot të thotë se cilat janë pronat e saj në Shqipëri dhe kapacitetet e saj. Sepse kanë ndodhur gjëra të paligjshme që unë edhe i kam denoncuar. Ushtria jonë është në nivele zero për sa i përket bazës ajrore. Po kështu në situatën e zjarreve. Ushtarë me lopata dhe fshesa. Pastaj nuk dua të flas për pagesat dhe nivelin e arsimit. Sepse gjithnjë e më pak me arsim të mesëm dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Megjithatë jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s dhe përshëndësim avionët B52 që do tregojnë një mision solidariteti. Duhet të përfitojmë nga ky rast që të reflektojmë dhe të mësojmë. E ftojmë kryeministrin të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë, për sa kohë Rusia do nuk do ndryshojë qëndrim në lidhje me Ukrainën.

Deklaratat vijnë dy ditë pas incidentit në Gramsh. Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

edi rama ilir meta ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll