Politike

VD-Meta: Korrupsion me rrugët Kukës-Qafë Plloçë dhe Kardhiq-Delvinë, shkoi 230 mln euro

Çmimet ai i krahasoi me Francën dhe tha se në vendin tonë 1 kilometër rrugë kushton 20 milion euro, kurse atj, vetëm 4 milion euro. 

22 Gusht 2022, 13:09 Nga F.M
VD-Meta: Korrupsion me rrugët Kukës-Qafë Plloçë dhe
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar denoncime të reja në lidhje me korrupsionin me ndërtimin e rrugëve. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se 1 kilometër rrugë në Shqipëri kushton tetë herë më shumë se në Serbi dhe dhjetëra herë më shtrenjtë se në vendet evropian. Çmimet ai i krahasoi me Francën dhe tha se në vendin tonë 1 kilometër rrugë kushton 20 milion euro, kurse atj, vetëm 4 milion euro. 

"Sot do të doja të tërhiqja vëmendjen me ndërtimin e errugëve, janë shtrenjtuar. Është një shqetësim madhor. Korrupsion me rrugët Kukës-Qafë Plloçë dhe Kardhiq-Delvinë, duan t’i ikin konkurrencës dhe të bëjnë koncensione me vlerë të madhe abusive, kjo bën marrëzi të tilla që e çojnë kilimetrin në 20 milion euro. Në Francë bën vetëm 4 milion euro. Dihet se sa është rroga e një punëtori në Francë dhe këtu tek, por këtë e bën vetëm korrupsioni. Duke përmendur disa nga këto fakte dua t’i bëj thirrje të gjithë administratës publike, mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Rsamës, mos dëmtoni veten dhe familjet tuaja, mos firmosni, bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjin. Ditët dhe javët e Ramës janë të numëruara. Është e rëndësishmë të flini të qetë, që familjet tuaja të jenë të qeta. Është shumë e rëndësishme që punonjësit e administratës të jenë të kujdesshëm. Rama u ka dalë garant edhe shumë të tjerëve, por ju e shikoni që kjo gjë poërballë këtij korrupsioni, do të jetë e pamundur. Unë i falenderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me ne,"- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll