Aktualitet

Sulmi i Uzinës në Gramsh, Shqipëria lajmëron ambasadën ruse

Përmes një kërkesë zyrtare, ata kanë kërkuar të dinë ifnormacione në lidhje me zrusët e ukrainasin që u fut në Uzinën e Gramshit.

21 Gusht 2022, 00:01 Nga F.M
Sulmi i Uzinës në Gramsh, Shqipëria lajmëron ambasadën
Ambasada Ruse

TIRANË- Autoritetet shqiptare kanë njoftuar Ambasadën e Rusisë në Tiranë, për të kërkuar informacion të thelluar për shtetasit rusë, që tentuan të hynin me forcë në perimetrin e ruajtur me roje ushtarake. Përmes një kërkesë zyrtare, ata kanë kërkuar të dinë ifnormacione në lidhje me zrusët e ukrainasin që u fut në Uzinën e Gramshit.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll