Politike

VD-Hyrja në uzinë/ Peleshi: Mund të jetë tentativë për të fshehur skenar tjetër, mos harroni sulmin kibernetik

Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin Bledi Çuçin, Peleshi tha se ky rast kishte agresion dhe dhunë. 

22 Gusht 2022, 13:50 Nga A.B
VD-Hyrja në uzinë/ Peleshi: Mund të jetë tentativë
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri Niko Peleshi e quan thyerje rregullore futjen e turistëve në uzinën e Gramshit. Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin Bledi Çuçin, Peleshi tha se ky rast kishte agresion dhe dhunë. 

'Nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Vendas apo të huaj, duhet të marrin leje për të vizituar këto zona. Në këtë kuptim, përbën cënim të rregullores tonë. Ka thyer, është thyer rregullorja, kemi ushtrim dhune ndaj personave në detyrë. Kemi të bëjmë në ndryshim nga Policani, apo raste të tjera, në këtë rast kemi agresion dhe dhunë. Maksimalisht nuk më lejohet, nuk ju lejohet që të mos presim zbardhjen e ngjarjes. Mund të jetë dhe tentativë për të fshehur një skenar tjetër, pak javë më parë kishim një sulm kibernetik. '- tha Peleshi. 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

niko peleshi ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll