Sport

E FUNDIT/ Inter, pa tifozët ultras në ndeshjen e parë ndaj Lecces! Zbulohet arsyeja e mungesës

Inter do të luajë ndeshjen e parë hapëse të kampionatit në transfertë ndaj Lecces në orën 20:45. Klubi zikaltër po përgatitet seriozisht për këtë fillim sezoni, me objektivin për të fituar titullin kampion

13 Gusht 2022, 15:12 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Inter, pa tifozët ultras në ndeshjen e parë ndaj

ITALI- Inter do të luajë ndeshjen e parë hapëse të kampionatit në transfertë ndaj Lecces në orën 20:45. Klubi zikaltër po përgatitet seriozisht për këtë fillim sezoni, me objektivin për të fituar titullin kampion. Megjithatë skuadra zikaltër nuk do të ketë mbështetjen e ultrasve, kjo për shkak se dy autobuzët ku do të udhëtonin në Lecce janë prishur.

KOMUNIKATA E TIFOZËVE TË INTERIT

“Curva Nord njofton se, me keqardhje të madhe, nuk do të mund të jetë zyrtarisht në Lecce. Dy nga autobuzët që u nisën nga Milano mbrëmë u prishën gjatë rrugës dhe nuk gjetëm zgjidhje të zbatueshme emergjente. Ne kemi besim se të gjithë tifozët e tjerë të Interit që kanë mbërritur në Salento do të jenë ende në gjendje t'i japin skuadrës një shtysë shtesë".

E.Ç (Dosja.al)

inter lecce ultras

Sondazh

Poll