Sport

Tani është koha! Topi i Serie A nis të rrotullohet, e shtunë luksi, Milan dhe Inter e ndezin kampionatin që në start

Tani është koha. Muaj të kaluar duke ndjekur merkaton e duke pritur momentin në të cilin futbolli mund të shijohet sërish.

13 Gusht 2022, 13:53 Nga DOSJA

Tani është koha! Topi i Serie A nis të rrotullohet, e shtunë

ITALI-Tani është koha. Muaj të kaluar duke ndjekur merkaton e duke pritur momentin në të cilin futbolli mund të shijohet sërish. Topi i Serisë A fillon të rrotullohet. E shtuna është luks, me kampionët e Italisë të Milanit në fushë (në San Siro kundër Udineses) dhe nënkampionët, Inter në transferë ndaj Lecces.

Në orën 18:30 kuqezinjtë do të jenë të parët në fushë. Rebic do të jetë qendërsulmues me Messias, Diaz dhe Leao pas tij. Do të ketë kohë, gjatë ndeshjes, për të parë debutimin në Serinë A të dy të ardhurve të rinj si De Ketelaere dhe Origi. Do të ketë gjithashtu një mënyrë për të vlerësuar Udinese-në e re të Sottilit, që ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm, si Molina etj, por që ende ka besim te Deulofeu.

Interi debuton në shtëpinë e Lecces në orën 20:45, skuadër që këtë sezon është ngjitur në Serie A. Skriniar do të jetë në mbrotje (në pritje për të zbuluar nëse do të jetë kështu për të gjithë sezonin), Gosens në formacion dhe Lautaro-Lukaku që do të formojnë dyshen e sulmit.

Atalanta e re e Gasperinit do të debutojë gjithashtu në orën 18:30 kundër Sampdorias në Marassi. Dy skuadra ende për t'u kuptuar dhe jo plotësisht të kompletuara. Brenda dy javësh, kur merkato të mbyllet, ata do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta
Pastaj i takon Torinoc, i copëtuar nga diskutimet e brendshme (sherri Lukic-Juric është vetëm i fundit i një vere shumë të nxehtë). Në Monza, në orën 20.45, granatat do të mbështeten te të sapoardhurit Miranchuk dhe Radonjic pas Sanabria.

E.Ç (Dosja.al)

serie a inter milan

Sondazh

Poll