Sport

Kukësi bën transferimin e vitit, vjen lojtari që ka luajtur në Holandë dhe në kualifikueset e Kupës së Botës

Kukësi bën goditje në merkato. Klubi verlindor ka bërë të ditur se ka firmosur me Edwin Gyasin.

13 Gusht 2022, 14:10 Nga DOSJA

Kukësi bën transferimin e vitit, vjen lojtari që ka luajtur

KUKËS- Kukësi bën goditje në merkato. Klubi verlindor ka bërë të ditur se ka firmosur me Edwin Gyasin. Sulmuesi ka një eksperiencë të pasur në futbollin europian duke u aktivizuar në elitën e futbollit holandez me skuadra si Twente, Heracles, Roda, De Graafschap dhe Telstar. Pa harruar dhe eksperiencat me CSKA Sofia në Bullgari, në Turqi me Samsunspor dhe Boluspor, dhe së fundmi në Izrael me Beitar Jerusalem.

Lojtari ka qenë pjesë e Kombëtares së Ganës duke u aktivizuar në 5 ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës Rusi 2018. Klubi nën drejtimin e Skënder Gegës po punon seriozisht për të qenë gati në një sezon të lodhshëm ku objektivi mbetet fitimi i titullit kampion. Mjafton të përmendim faktin se vetëm 4 nga 26 lojtarët e skuadrës aktuale të Gegës trashëgohen nga skuadra e sezonit të kaluar për të kuptuar ndryshimet radikale që i janë bërë ekipit që u drejtua nga Longo.

Lojtarë me shumë eksperiencë dhe me shumicë madje për skuadrën verilindore që këtë sezon ka avantazhin e zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin e shtëpisë.

E.Ç (Dosja.al)

gyasi kukesi merkato superiore

Sondazh

Poll