Sport

Tetë gara gjashtë fitore, rezultatet e skiatores italiane që garon për Shqipërinë merr vëmendjen e gazetës franceze

Federata është përqendruar në evidentimin dhe ndihmën e talenteve që jetojnë dhe janë stërvitur jashtë Shqipërisë, ashtu dhe në natyralizimin e atleteve të huaj që garojnë tanimë për Shqipërinë.

13 Gusht 2022, 13:34 Nga DOSJA

Tetë gara gjashtë fitore, rezultatet e skiatores italiane që

KILI- Sporti i skive edhe pse jo ndër më popullorët në vend, po rrit ndjeshëm ambiciet dhe rezultatet. Federata është përqendruar në evidentimin dhe ndihmën e talenteve që jetojnë dhe janë stërvitur jashtë Shqipërisë, ashtu dhe në natyralizimin e atleteve të huaj që garojnë tanimë për Shqipërinë. Nga një prej tyre është Lara Colturi, vetëm 15-vjeç që po lë shenjë në Botërorin e skive që po zhvillohet në Kili.

Në tetë gara ajo ka shënuar gjashtë fitore, gjë që konsiderohet arritje për moshën që ka. Historia e skiatores është e pazakontë. Vajza e italianes Daniela Cecarelli, kampione olimpike në super-G në vitin 2002, nuk konkurron për të njëjtin komb të nënës së saj të shquar pasi ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë. Pse kjo zgjedhje? Argumenti i parë do të ishte dëshira për të ndërtuar një projekt familjar rreth Larës.

Në të vërtetë, ajo ka ndërtuar një strukturë private, të titulluar “Ekipi i Artë Cecarelli” me trajnere nënën e saj Daniela Cecarelli. “Për ne është e rëndësishme dhe thelbësore që Lara të ndjekë projektin e familjes, shpjegon ajo në faqet e Corriere della sera. me Shqipërinë ajo do të mund të ketë akses të pakufizuar në gara ndryshe nga aja do të kishte ndodhur po të garonte për Italinë. Gazeta franceze "Le Dauphine" i ka kushtuar një artikull skiatores që po arrin rezultate të mira: “Vajza e 15-vjeçares Daniela Cecarelli shkëlqen… me ngjyrat e Shqipërisë”.

Lara është tashmë në Argjentinë, ku sëbashku me stafin e saj do të qëndrojë në Amerikën Latine deri në fund të shtatorit ku do zhvillojë më shumë se 10 gara për t’u kthyer më pas në Itali. Gjatë qëndrimit atje ajo do zhvillojë gara si në Kili ashtu edhe në Argjentinë.

E.Ç (Dosja.al)

ski lara colturi

Sondazh

Poll