Sport

Gati edhe Ferran Torres, Xavi shtatë sulmues për të mundur Rayo Vallecanon…

Sulmuesi, i cili nuk ka mundur të luajë gjatë parasezonit për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë, do të pjesë e skuadrës këtë të shtunë për t'u përballur me Rayo.

13 Gusht 2022, 11:54 Nga DOSJA
Gati edhe Ferran Torres, Xavi shtatë sulmues për të mundur Rayo

SPANJE - Ferran Torres do të jetë në gjendje të veshë fanellën e tij të re me numër '11' për herë të parë në debutimin e Barçës në La Liga kundër Rayo Vallecano, këtë të shtunë në ‘Camp Nou’ (21:00). Sulmuesi ka marrë këtë të premte mbrëma, në përfundim të seancës së fundit stërvitore, lejen nga stafi mjekësor dhe do të jetë në listën e parë zyrtare të Xavi Hernández në sezonin 2022-23.

Anësori 22-vjeçar pësoi një dëmtim në këmbën e tij të djathtë më 11 korrik, në fillim të sezonit parasezonal dhe nuk ka mundur të luajë asnjë ndeshje parasezonale, megjithëse ai udhëtoi për në turneun e Shteteve të Bashkuara. Ai mundi të përballet vetëm me Pumas, në trofeun ‘Joan Gamper’, por këtë javë ai ka punuar normalisht dhe aktualisht ai është i gatshëm për të luajtur.

Me Ferranin, Xavi tani ka shtatë sulmues për t'u përballur me Rayo Vallecanon: Dembélé, Lewandowski dhe Raphinha, të cilët synojnë titullarët në formacionin 4-3-3, dhe Ferran, Aubameyang, Ansu Fati dhe Memphis Depay, që presin radhën për të zbritur në fushë, duke mos llogaritur të riun Abde, të afruar nga të rinjtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll